Grupi që i bënë atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit, akuzohen edhe për trafik droge.
Ndaj të arrestuarve për këtë dosje, SPAK ka caktuar një masë të dytë sigurie, arrest me burg për anëtarët e këtij grupi për këto akuza.
Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Europian.
Burime pranë institucionit të akuzës bëjnë me dije se anëtarët e këtij grupi janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit.
Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Ramazan Rrajën, Julian Pjetrin, Gent Nerjakun alias Akil Nerjaku dhe Bashkim Haxhinë.