Ministri grek i Zhvillimit Rural, Makis Voridis njoftoi sot paraqitjen e një projektligji në parlamentin grek për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e punëtorëve sezonalë nga Shqipëria, njoftoi në faqen e saj të internetit gazeta greke ”Proto Thema”.
”Brenda javës, ne do të paraqesim në parlament një projektligj për zgjidhjen e çështjes së punëtorëve sezonalë nga Shqipëria që punojnë në sektorin grek të bujqësisë”, deklaroi Voridis.
”Ky problem u ngrit pas mbylljes së kufirit greko-shqiptar për shkak të pandemisë së koronacionit”, theksoi ai.
”Me garancitë shëndetësore, ne do të kemi numrin e punëtorëve që na duhen, në mënyrë që të mos ketë ndonjë çrregullim në prodhim, sidomos për produktet e prodhuara gjatë majit dhe qershorit, si qershitë dhe pjeshkët”, deklaroi ministri grek i Zhvillimit Rural, Makis Voridis.