Histori Atila i hunëve, universiteti i Oksfordit, Berlini: Çfarë ka ndodhur më 20...

Atila i hunëve, universiteti i Oksfordit, Berlini: Çfarë ka ndodhur më 20 qershor?

Berlin

451 – Beteja në Chalons: Atila i hunëve ndeshte me romakët. Gjatë betejës, Attila tërhiqet pa shkak të dukshëm, duke bërë që romakët ta interpretonin si fitore të tyre. Por edhe shkaku i luftës ishte i çuditshëm; Në vitin 450, kontrolli Roman në Galici ishte dobësuar. Atila në aleancë me galët dhe ostrogotët përbënte kërcënim. Atë vit, Honoria, motra e perandorit Valentinian III, ofroi të martohej me Attilan me premtimin se do t’i jepte gjysmën e Perandorinë Romake perëndimore si pajë të saj.

Attila pranoi, por kërkoi që vetë perandori ta sillte Honorian tek ai. Kjo kërkesë u hodh poshtë menjëherë dhe Attila filloi luftën. Pak muaj pas betejës në Chalons (sot Chalons-en-Champagne, Francë), Atila u kthye për të kërkuar Honorian dhe kur nuk ia dhanë, ai sulmoi dhe shkatërroi Italinë veriore.

1214 – Universiteti i Oksfordit merr statutin si shkollë e lartë. Okfordi ka edukuar shumë njerëz që do të bëheshin të shquar, duke përfshirë 27 laureatë Nobel, 26 kryeministra britanikë dhe shumë krerë shtetesh të tjerë.

1631 – Irlandë; fshati irlandez Baltimore sulmohet nga piratët algjerianë, holandezë, dhe turq osmanë. Ata kapën të 108 kolonët anglezë dhe disa banorë vendas, i vunë në pranga dhe i shitën si skllevër në Afrikën e Veriut. Ekzistojnë teori komploti në lidhje këtë sulm. Është sugjeruar se fshati u sulmua nga vetë irlandezët ose me dijeni a porosi të tyre për të penguar kolonizimin anglez të Irlandës, dhe se banorët irlandezë që u morën rob u lanë të lirë diku në Spanjë.

1652 – Tarhonku Ahmet Pasha emërohet Vezir i madh i Perandorisë Osmane. Lindur në Mat, Shqipëri e veriut, në fillim të shekullit të 17-të (Regents of nations, Peter Truhart, 1985), ai kishte qenë tregtar (tarhonk) përpara se t’i bashkohej administratës osmane. Tarhonku shërbeu si guvernator në Egjipt para se të arrinte pozitën e Vezirit të Madh apo kryevezir ose kryeministër në Stamboll. Gjatë qëndrimit në këtë post nën Sulltan Mehmetin IV (1648-1687), Tarhonku ndërmori ndryshime ekonomike dhe u përpoq të reformonte burokracinë osmane. Po reformat kërcënonin forcat konservatore në elitën osmane, të cilët siguruan ekzekutimin e tij më 21 mars 1653, pas përhapjes së thashethemeve se Torhanku kishte për qëllim rrëzimin e sulltanit.

1782 – Kongresi amerikan miraton Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara, e cila mbizotërohet nga shqiponja krah-hapur, me një flamur, në njërën kthetër mban një degë ulliri, dhe në tjetrën 13 shigjeta dhe një pankartë ku lexohet “E PLURUBUS UNUM” (nga shumë një, me kuptimin; bashkimi bën fuqinë). Të dyja anët e vulës së madhe mund të shihen në kartëmonedhën 1 dollarëshe.

1877 – Alexander Graham Bell instalon shërbimin e parë telefonik me pagesë në botë, në Hamilton, Ontario, Kanada.

1942 – Holokausti: Polaku Kazimierz Piechowski dhe tre të tjerë, të veshur si ushtarë SS, marrin fshehurazi një makinë të rojeve SS dhe arratisen nga kampi i përqendrimit Auschwitz. Piechowski u kthye në Poloni dhe bie në kontakt me forcat polake anti-naziste, që komunistët i shikonn si rivalë. Pas luftës, ai ndoqi Universitetin e Teknologjisë në Gdansk, por edhe dënohet me 10 vjet burg politik. Pas rënies së komunizmit, për Kazimierz Piechowskin janë realizuar disa filma dokumentarë mbi arratisjen e tij nga Aushvici me makinën e komadantit të kampit. Lindur më 1919, Piechowskin jeton në Gdanks (2014).

1963 – I ashtuquajturi “telefoni i kuq” vendoset për komunikim të nivelit më të lartë midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara pas krizës së raketave kubane.

1973 – Masakra në Buenos Aires, Argjentinë. Snajperët hapin zjarr mbi peronistët e krahut të majtë. – të paktën 13 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur.

1991 – Bundestagu gjerman voton për të lëvizur kryeqytetin nga Boni përsëri në Berlin. Boni kishte qenë de fakto kryeqytet i Republikës Federale Gjermane. Në njohje të kësaj, ish-kryeqyteti mban një lloj titulli të veçantë, atë të qyteti federal (Bundesstadt). Boni është vendlindja e kompozitorit Ludwig van Beethoven (1770). Bon rrjedh nga lashtësia dhe mban emrin e fisit gjermanik “Eburoni”

2009 – Greqi; Muzeu i Akropolit në Athinë hapet për publikun me rreth 4 mijë objekte antike në 14 mijë metra katrorë sipërfaqe.