Sport Atletico Madrid hyn në garë për Armando Brojën

Atletico Madrid hyn në garë për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën.

21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga Chelsea në verë. Sulmuesi shqiptar bëri përshtypje pozitive teksa ishte i huazuar në Southampton sezonin e kaluar.

Sipas “football.london” West Ham United po tregon interes të madh për sulmuesin, së bashku me Evertonin gjithashtu.

Besohet se edhe disa klube në Evropë kanë qenë të interesuara dhe janë duke e vëzhguar situatën e Brojës.

Broja, i cili së fundmi nënshkroi një marrëveshje të re që e mban atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2028, ka startuar vetëm një herë për “blutë” këtë sezon, por paraqitjet e tij kanë tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha si Milani dhe Atletico Madridi.