Aktualitet “Audi” i Kejvina Kthjellës mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë i refuzon...

“Audi” i Kejvina Kthjellës mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Kejvina Kthellës për kthimin e një automjeti “Audi”, të sekuestruar për llogari të hetimit ndaj Redian Rrajës.

Pasuria në fjalë u bllokua nga SPAK si pasuri e dyshuar e Rrajës, që po hetohej për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Prej shkurtit 2024 automjeti është konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme.