Aktualitet “Audi” përplaset me shtyllën në aksin Lezhë-Laç

“Audi” përplaset me shtyllën në aksin Lezhë-Laç

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.

Një automjet tip “Audi” është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës, por fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.