Autoritetet njoftuan të hënën se Australia do të mbyllë kufirin midis dy prej shteteve të saj me popullsinë më të madhe, për të frenuar një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve në Melburn.
Kufiri midis Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor do të mbyllet mesnatën e së martës, konfirmuan autoritetet shtetërore. Lëvizja vjen pasi Melburni, kryeqyteti i Viktorias, raportoi të hënën 127 raste të reja.
Australia ka regjistruar mbi 8,500 raste me COVID-19 dhe 105 viktima.
Vendi nisi të lehtësoje masat në javët e fundit, por në Melburn është vërejtur një rritje e numrit të rasteve, e cila i detyroi autoritetet që të vendosë në karantinë rreth 3 mijë banorë, banorë në nëntë godina të larta publike.
“Ajo që po ndodh në Viktoria nuk ka ndodhur ende në asnjë vend tjetër në Australi”, tha kryetarja e bashkisë së Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian.
“Është një pjesë e re e pandemisë, ndaj kërkon një mënyrë të re përgjigje”, shtoi ajo.