Situata e zjarreve është përkeqësuar ndjeshëm në Australi, duke detyruar së fundi kreun e shtetit lindor New South Wales të shpallë për një javë gjendjen e jashtëzakonshme ne vend.
Në fundjavë parashikon temperatura të larta dhe erëra akoma më të forta, çka do të çojë sipas ekspertëve “në një përhapje të rrezikshme të flakëve”. Trupat ushtarake po përgatiten të evakuojnë rreth 4000 persona të bllokuar prej zjarreve në shtetin e Victoria-s, ndërsa ferrit të flakëve as atje nuk i duket fundi. Që prej muajin shtator, zjarret pyjore në Victoria e New South Wales kanë marrë 18 jetë njerëzish e kanë shkatërruar më shumë se 1,200 shtëpi. Vetëm këtë javë, janë zhdukur të paktën 17 vetë.
Mijëra njerëz tashmë i janë larguar një zone të gjerë turistike në New South Wales, në atë që konsiderohet si “zhvendosja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në këtë rajon”. Njerëzit i janë drejtuar ujit. Një anije në Victoria po përgatitet të transportojë 800 persona, dhe duket se do të bëjë disa udhëtime për të larguar banorët e mbledhur në bregdet. Me situata katastrofike përballen edhe disa pjesë të jugut të Australisë, që përgatiten të premten për kushte ekstreme të motit, si në Caiguna Roadhouse, ku termometri pritet të shënojë 48 gradë Celsius.