Bota Australia regjistron ditën më vdekjeprurëse të pandemisë

Australia regjistron ditën më vdekjeprurëse të pandemisë

Shteti i dytë më i populluar australian i Viktorias ka përjetuar një tjetër rritje ditore rekord me rastet me Covid-19 dhe vdekjet e lidhura me të duke e shndërruar atë në ditën më vdekjeprurëse të pandemisë së koronavirusit në kontinent.

“Shteti regjistroi 725 raste të reja virusi dhe 15 vdekje të lidhura me Covid-19, përfshirë një burrë te të 30-at, viktima më e re e koronavirusit në Australi”, tha sot kryeministri i shtetit, Daniel Andrews.

Dy të dhënat shënojnë ditën më të keqe të pandemisë për shtetin dhe për kontinentin që nga fillimi i pandemisë.

Numri i vdekjeve nga virusi në Victoria tani është 162, ndërsa ai kombëtar është 247.

Shumica e rasteve të reja dhe vdekjet brenda natës ishin në kryeqytetin e Viktorias, Melburn.

Rekordi i mëparshëm i shtetit ishte 723 raste të reja, më 30 korrik.

Në fillim të kësaj jave, Andrews deklaroi një gjendje katastrofe dhe vendosi kufizime të ashpra të reja në Melburn duke përfshirë shtetrrethimin dhe mbylljen e bizneseve dhe  dyqaneve me pakicë.