Sebastian Kurz ka “kapërcyer ylberin” duke arritur një marrëveshje politike me Të Gjelbrit në Austri. Ai ka njoftuar krijimin e koalicionit ditën e ndërrimit të viteve në një konferencë të përbashkët për shtyp me partnerin e ri politik, Werner Kolger.
Marrëveshja arrihet tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare që u provokuan nga një video skandal ku shfaqej zv.kancelari Heinz – Christian Strache që ofronte kontrata shtetërore. Më pas Kurz humbi votëbesimin në Parlament dhe vendi kaloi në zgjedhje.
I ri në moshë, vetëm 33 vjeç, politikani austriak ka dëshmuar se di të përshtatet mirë me rrethanat që krijohen dhe të marrë vendimet e duhura. Në daljen e vet publike ai e argumentoi kështu arritjen e marrëveshjes me Kolger: “Nuk kanë qenë negociata të lehta sepse të dyja partitë bazohen mbi themele shumë të ndryshme. Por në opinionin tim ne kemi arritur një rezultat të shkëlqyer”.
Vetë Kolger ka premtuar se transparenca do të jetë një ndër synimet e tij në qeverisje duke paraqitur paketa ligjore për lirinë e informacionit dhe një shteti transparent.
Ai arriti të merrte 12.4 % në zgjedhje dhe me marrëveshjen e re ka marrë premtimin se Austria do të orientohet drejt politikave klimatike dhe ruajtjes së kufijve.