Mediat austriake bëjnë me dije se policia austriake ka vënë në pranga 22 persona në aksionin e përbashkët mes saj dhe policisë serbe, në të cilin është shkatërruar grupi ndërkombëtar.
Ky grup dyshohet se ka prodhuar lëndë narkotike në Serbi ose është furnizuar nga Shqipëria dhe Kosova dhe pastaj i ka shitur në Austri dhe Gjermani. Në aksion janë konfiskuar 64 kilogramë marihuanë dhe janë zbuluar dy narko laborator.
Shefi i zyrës për luftë kundër krimit të organizuar pranë Shërbimit federal kriminalistik austriak, Andreas Holcer në konferencë për shtyp në Vjenë e lavdëroi bashkëpunimin me policinë serbe, duke theksuar se Serbia tani më disa vite është një prej partnerëve më të rëndësishëm të policisë kriminalistike të Austrisë.
Ai theksoi se nga viti 2016 autoritetet serbe dhe austriake kanë ngritur hetim kundër një grupi të organizuar kriminal serb, i cili është marrë me trafikim ndërkombëtar të narkotikëve.