Austria merr 3 pikët e para dhe tregon se është një pretendente e vërtetë në grupin e ferrit për të kaluar në fazën e 1/8, ndërsa Polonia pëson humbjen e dytë dhe është një hap pranë eliminimit.
Pas humbjes minimale 1-0 ndaj Francës, austriakët fituan bindshëm 3-1 në përballjen me Poloninë, që edhe njëherë tregoi se epoka e lojtarëve që ka në dispozicion tashmë ka përfunduar.
Austria shënoi e para në që në minutën e nëntë me Trauner, por polakët reaguan dhe kthyen baraspeshën në të 30-ën me Piantek.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, por Austria tregoi se ishte më kërkuese dhe shtoi sulmet në portën e kundërshtarëve.
Në minutën e 66 vjen dhe goli i avantazhit me Baumgartner, teksa Arnautoviç vulosi fatin e këtij takimi nga pika e bardhë.
Në këtë ndeshje pati dhe për Lewandowskin, i cili përveç një kartoni të verdhë nuk la asnjë statistikë tjetër.