Aktualitet Austria heq të gjitha kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë

Austria heq të gjitha kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë

Viena

Austria ka vendosur të heqë të gjitha kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë dhe kështu qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirisht, pa pasur nevojë të kenë një test negativ të COVID-19.

Lajmi bëhet i ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, i cili pohon se pasagjerët mund të udhëtojnë lirisht drejt Austrisë duke nisur nga dita e nesërme.

“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 qershor 2021”, thuhet një njoftim.

Kriteri i vetëm që duhet respektuar nga pasagjerët është të pajisen me maskë e tipit FFP2. Situata epidemiologjike e COVID-19 në Shqipëri ka shfaqur prirje rënëse dhe ky fakt shihet me optimizëm si nga qytetarët ashtu edhe nga bizneset.