Duke nisur nga e hëna e 8 nëntorit, Austria do të vendos rregulla të ashpra për të pavaksinuarit, duke mos i lejuar ata të hyjnë në shumë aktivitete, ku ndër to baret dhe restorantet.
Në 4 javët e para përdorimi i tamponit dhe paraqitja e dozës së parë të vaksinës do të mjaftojnë për të pasur akses në ambientet publike.
Numri i të infektuarve po rritet në Austri ku Autoritetet Shëndetësore kanë raportuar 9388 raste të reja infektimesh me Covid vetëm në 24 orët e fundit.
Kancelari Alexander Schallenberg tha se këto masa ishin një nevojshmëri për situatën ku gjendet Austria duke krahasuar vaksinën me rripin e sigurimit në makinë.
Të pavaksinuarit do të jenë të përjashtuar gjithashtu nga pjesëmarrja në aktivitetet sportive dhe nuk do të kenë mundësinë e vizitave në shtëpinë e të moshuarve dhe në spitale.
I vetmi përjashtim do të jenë vendet e punës: të pavaksinuarit do të lejohen, por vetëm me tampon negativ.
Përdorimi i maskave speciale (FFp2) do të jetë me detyrim gjithashtu në dyqane, muze dhe biblioteka.
Fushata e vaksinimit në Austri po ecën me ritme të ngadalta prej disa kohësh, ku vetëm 63% e popullsisë është imunizuar.