Një i mitur, 12 vjeç, ka mbetur i plagosur në një aksident këtë të diel. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet. Mësohet se 12-vjeçari po udhëtonte si pasagjer në një motor kur u përplas nga një autobus i linjës së Unazës.
“Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet)”, njoftoi policia.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.