Bota Autobusi përmbyset në një urë, vdesin 19 persona, mes të cilëve 10...

Autobusi përmbyset në një urë, vdesin 19 persona, mes të cilëve 10 fëmijë në Nikaragua

Të paktën 19 persona, duke përfshirë 10 fëmijë të moshës 4 deri në 16 vjeç, vdiqën pas përmbysjes së një autobusi në një urë në Managua të Nikaraguas. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të qeverisë, sipas të cilës 40 persona të tjerë u plagosën.

Zëvendëspresidentja Rosario Murillo, gruaja e Presidentit Daniel Ortega, tha për televizionin shtetëror Channel 4, se në autobus ndodheshin rreth 70 persona, kur shoferi humbi kontrollin e automjetit dhe u përmbys.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga kjo fatkeqësi”, tha Murillo.

Sipas mediave, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili po tentonte të arratisej menjëherë pas aksidentit.

Autobusi i mbushur me njerëz po udhëtonte nga Ëaslala në Matagalpa në veri të vendit kur shoferi humbi kontrollin mbi automjetin.

Vitin e kaluar, një aksident rrugor në një rrugë migracioni për në SHBA në veri gjithashtu vrau 16 persona, përfshirë 13 venezuelas.