Pak ditë më parë, rusët po festonin pushtimin e portit në Berdyansk në Detin Azov.
Madje Ministria ruse e Mbrojtjes theksoi rëndësinë e këtij porti për linjat ruse të furnizimit, ndërsa mediat ruse e prezantonin dominimin e marinës ruse si pothuajse absolut.
Megjithatë, dje, forcat ukrainase kundërsulmuan dhe dhanë një goditje mbresëlënëse me një ndikim thelbësor si në fushën e betejës ashtu edhe në luftën e furishme të komunikimit.
Ukrainasit arritën të shkatërrojnë një anije amfibe ruse e cila ishte ankoruar në portin e qytetit që prej datës 21 mars dhe në të njëjtën kohë i shkaktuan dëme një anijeje tjetër ruse.
Përmes një deklarate për shtyp, marina ukrainase tregon se sulmi ndaj luftanijes Orsk ishte direkt dhe tepër efikas, ndërsa ai qëndronte i ankoruar në portin e Berdyansk, në jug të Ukrainës.
Si ndodhi kjo?
Siç rezulton, rusët në fakt bënë një “autogol” po aq mbresëlënës, duke publikuar një video të shkarkimit të arsenalit në portin e Berdyanskut.
Video of the Black Sea Fleet’s Orsk Project 1171 large landing ship offloading equipment in Berdyansk. https://t.co/qPAM5brcLC pic.twitter.com/lKaywXLK0B
— Rob Lee (@RALee85) March 21, 2022