Qeveria është tërhequr nga vendimi që ndalon zhdoganimin e automjeteve të përdorura të prodhuara para vitit 2009.
Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku që njoftoi se është miratuar vendimi që parashikon shtyrjen e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri me 31 dhjetor të vitit 2019.
Pra deri në fund të këtij viti do të lejohet importi dhe zhdoganimi i automjeteve që kanë më shumë se 10 vite që janë prodhuar.
Automjetet e përdorura që do të futen në Shqipëri duhet të përmbushin kushtet Euro 4, ndërsa për makinat e reja kushtet Euro 5.
Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët nëpërmjet platformës “Shqipëria që duam”, ndërsa më pas nëpërmjet takimeve me grupet e interesit.