The Economist: Titulli i bujshëm krahasues i Oxfam ka disa të meta
Çdo dhjetë minuta automjetet tetë vendesh Volkswagen transportonin delegatët nga hotelet ku ishin akomoduar drejt Davos, Zvicër, vendi ku u mbajt takimi i përvitshëm i Forumit Ekonomik Botëror.
Nëse tetë njerëzit më të pasur do t’i vendosnit në njërin prej këtyre automjeteve, ata do të ndiheshin pak ngushtë, shkruan The Economist.
Por mund të ngushëllonin veten me një statistikë të jashtëzakonshme, ku sipas Oxfam, një organizatë bamirëse, ata zotërojnë po aq pasuri (426 mld dollarë) sa e gjithë pasuria e kombinuar e gjysmës së popullsisë së botës (409 miliardë dollarë).
Për të bërë këtë përllogaritje të habitshme, organizata e bamirësisë merr të dhënat e publikuara të Revistës Forbes, e cila liston pasurinë e miliarderëve dhe të dhënat e Credit Suisse, e cila përllogarit pasurinë që zotëron çdo njeri në botë, falë punës së përpiktë nga tre studiuesit e pasurisë, Anthony Shorrocks, Jim Davies dhe Rodrigo Lluberas.
Pedantët, megjithatë, kritikojnë titullin e bujshëm krahasues për mënyrën se si Oxfan ka trajtuar borxhin, dollarin, tregun e punës dhe të dhënat.
Më pak të pasurit në botë përfshijnë mbi 420 milionë të rritur, borxhi i të cilëve tejkalon asetet e tyre, duke i lënë me një pasuri neto negative. Pjesa më e madhe e këtij borxhi neto i takon njerëzve që jetojnë në vende me të ardhura të larta. Për shembull, mbi 21 milionë amerikanë kanë një pasuri të kombinuar së bashku prej minus(-) 357 miliardë dollarë.
Vetëm njerëzit me perspektivë relativisht të mirë, sipas standardeve globale, mund të jenë kaq të varfër, mjeranët e tjerë të botës kurrë nuk mund të marrin kaq shumë borxh. Nëse të gjithë këto njerëz me pasuri nën zero përjashtohen nga krahasimi, gjysma me e varfër e popullsisë së mbetur do të kishin një pasuri të kombinuar të vlefshme me 98 miliarderët më të pasur.
Ekipi i Credit Suisse konverton pasurinë botërore në dollarë sipas normave të tregut. Por dollari është forcuar në vendet e varfra. Kështu studimet e mbi varfërinë globale zakonisht e bëjnë konvertimin e monedhave me anë të barazisë së fuqisë blerëse. Nga të dhënat mbi pasurinë, gjithashtu, përjashtohet aseti më i madh i të varfërve, kapitali i tyre human apo ndryshe krahu i punës. Kthimi nga ky aset, siç janë pagat, gjithsesi pasqyrohet në statistikën e të ardhurave. Pra ndërsa pjesa e e varfër e popullsisë ka një pjesë të papërfillshme të pasurisë botërore, ata kanë një pjesë më të madhe në të ardhurat globale.
Në vlerësimin e pasurisë së të varfërve me 409 miliardë dollarë, Oxfam duket se ka kryer një gabim në rrumbullakim.
Shifra duhet të jetë 384 miliardë dollarë.
Për nga vlera, 384 mld dollarë janë më pak se pasuria e shtatë më të pasurve të botës.
Nuk do të jetë aspak e nevojshme që t’i zëmë frymën Michael Bloomber-ut, i teti më i pasuri në botë, në automjetin tetë vendesh të të kamurve.
Kjo do t’i mundësonte shtatë të parëve hapësirë më të madhe për të shtriqur mirë këmbët./Monitor