Një aksident me dy të lënduar është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë–Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, ku një mjet është përplasur kokë me kokë me një furgon, i cili transporte nxënës shkolle.
Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka patur pasoja të rënda.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë manovra e gabuar e njërit prej mjeteve por edhe lagështia në rrugë.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa dy persona që mbetën të lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit.