Aktualitet Automjeti përplas për vdekje 68-vjeçarin në aksin Shkodër-Lezhë

Automjeti përplas për vdekje 68-vjeçarin në aksin Shkodër-Lezhë

Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, rreth mesnatës.

Sipas asaj që bën të ditur policia, automjeti me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur 68-vjeçarin me iniciale M. P. (këmbësor), banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.