Ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi.
Mësohet se 33-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Bregasi po kurohej me metadon.
I riu ishte arrestuar si autor i atentatit të dështuar në “Don Bosko” më 14 dhjetor të vitit të kaluar.
Ai u kap edhe nga kamerat e sigurisë teksa qëllonte 6 herë me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte Rudolf Zefi bashkë me dy vëllezërit e tij.
Bregasi ra në prangat e policisë më 11 lorrik të këtij viti.
Andrea Bregasi rezulton të jetë i dënuar më parë për grabitje me armë në një argjendari.
Ai ishte liruar nga burgu në dhjetorin e 2022-it pas përfundimit të dënimit.