Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në zonën e Bathores, të martën pasdite.
Sipas këtij dokumenti që zotëron Vizion Plus, viktima Jetmira Hasani ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata për shkak se ishte kërcënuar dhe kanosur me herët nga kunati i saj, autori i krimit Agron Tanushi.
Po kështu rezulton se edhe autori e ka paditur viktimën me argumentin se është ndjere i kërcënuar prej saj dhe në të njëjtën kohë është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, vendim që mban datën 15 korrik 2020.
Agron Tanushi qëlloi me armë kunatën e tij pasditen e të martës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Dyshimet më të mëdha janë për sherr të vjetër mes familjeve për motive pronësie mbi shtëpinë ku jetonin të dyja palët.