Aktualitet Autori i vrasjes së Jurgen Dukës në Tiranë është një punonjës policie

Autori i vrasjes së Jurgen Dukës në Tiranë është një punonjës policie

Autori i vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka në një dyqan në Tiranë është një punonjës policie. Ai është identifikuar nga Policia e Tiranës si Arbër Sula 27 vjeç.

Policia e Tiranës njofton se Arbër Sula është agjent krimesh në Drejtorinë e Policisë së Dibrës. Në momentin e ngjarjes nuk ka qenë me shërbim. Ai vijon të jetë në kërkim.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave Jurgen Dukës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.