Bota “Autori largoi familjen e tij nga qyteti”, detaje nga masakra në Malin...

“Autori largoi familjen e tij nga qyteti”, detaje nga masakra në Malin e Zi

Gazetarja në Malin e Zi, Ilmira Lika ka treguar për “Euronews Albania”, detaje të tjera në lidhje me masakrën e ndodhur në qytetin Cetinje, ku një 34-vjeçar vrau 3 persona të cilin jetonin me qira në banesën e tij dhe 7 të tjerë kur doli në rrugë, e ku më pas u ekzekutua nga policia.

Lika u shpreh se vrasja mund të jetë kryer me paramendim, pasi autori e kishte larguar familjen e tij drejt një qyteti tjetër, në Herceg Novi.

“Policia është prononcuar dhe ka dhënë edhe informacionet zyrtare në lidhje me rastin, sepse vërtet ishte një rast i cili jo vetëm që tronditi Cetinjën, por edhe Malin e Zi. Si duket, situata ishte bërë edhe me paramendim, sepse vetë vrasësi, familjen e vetë e kishte evakuuar në një vendbanim tjetër, Herceg Novit sipas informacioneve dhe ka zbritur te personat që jetonin me qira. Ai ka zbritur te ata dhe i ka vrarë. Dy fëmijët, 11 dhe 8 vjeç, si dhe nënën e tyre”, theksoi ajo.

Nga ky sulm, mbetën të plagosur edhe 10 të tjerë, katër prej të cilëve janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie kombëtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.