Autoritetet greke paralajmëruan qytetarët që masat e bllokimit do të vazhdojnë të zbatohen plotësisht deri më 4 maj dhe se askush nuk duhet të bëjë ndonjë plan për Ditën e 1 Majit.
“Përpjekjet nuk kanë mbaruar. Ne mund të jemi të gatshëm të kalojmë në fazën tjetër, por kjo nuk do të thotë që mund të harrojmë se në cilën fazë jemi aktualisht”, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias duke komentuar mbi trafikun e rritur dhe numrin e madh të lëvizje të pajustifikuara të vërejtura ditët e fundit, veçanërisht në Athinë dhe Selanik.
”Kemi nevojë për të vazhduar të jemi të kujdesshëm, pasi virusi është këtu, ai mund të jetë kudo dhe godet në të njëjtën mënyrë si më parë. Derisa të gjendet një vaksinë, jeta jonë e përditshme nuk do të jetë ajo që kemi njohur. Ne duhet të mësojmë të jetojmë ndryshe”, theksoi ai.
Zëvendësministri tha se populli grek do të informohet zyrtarisht për lehtësimin gradual të masave në fillim të javës së ardhshme duke theksuar se qeveria po vepronte sipas një plani.