Nuk ka paqe për Paris Saint-Germain. Përtej problemeve me UEFA-n për Fair Play-n Financiar, presidenti i kampionëve të Francës dhe i BeIN Sports, Nasser Al Khelaifi, duhet të mbrohet mirë nga akuzat e autoriteteve zvicerane, që kanë mbyllur hetimet dhe kanë plotësuar dosjen për veprimet e dyshimta të tij në blerjen e të drejtave televizive të Botëroreve të Futbollit 2026 dhe 2030.
Sipas akuzës, Al Khelaifi i ka fituar të drejtat e transmetimit për BeIN Sports nëpërmjet korrupsionit, sikurse është përdorimi i një vile në Sardengna të Italisë, që iu dha ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.
Sipas autoriteteve zvicërane, sipërmarrësi nga Katari, i ka siguruar “përfitime të padrejta” ish-sekretarit të FIFA-s, edhe ai i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikimin dokumentesh bashkë me një person të tretë, emri i të cilit ende nuk është zbuluar.