Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit Rama njofton se deri në orën 21:30 të mbrëmjes së sotme vijon që të jetë e bllokuar autostrada Tiranë-Durrës nga përmbytja dhe aksi Bogë-Theth në Qafën e Thorës nga dëbora.
10 banesa janë përmbytur në Kamëz, janë evakuuar 37 persona, 20 në Gjirokastër, 7 në Berat dhe po evakuohen 10 në Tiranë.
Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punës në Shkodër.
Ka pasur problem furnizimi me energji te dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur, ndërkohë që janë pa energji rreth 75,000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera.
Nga përmbytjet ka pësuar dëmtime të pjesshme ujësjellësi i Bulqizës, pa u ndërprerë furnizimi, ndërsa është ndërprerë mësimi në të gjithë shkollat e vendit.