James Cameron bëri historinë e filmit përsëri këtë fundjavë. Vazhdimi i filmit të tij të shumëpritur “Avatar: The Way of Water” tani ka fituar mbi 2 miliardë dollarë në të gjithë botën.
“Avatar: The Way of Water” është vazhdimi i epikës jashtëtokësore të Cameron të vitit 2009 “Avatar”, i cili mbetet në krye të listës së filmave më të shitur të të gjitha kohërave, sipas Box Office Mojo .
Një tjetër film i Cameron është gjithashtu “Titanic” i vitit 1997 i cili arkëtoi një shifër prej 2 miliardë dollarësh. Vetëm tre filma të tjerë janë pjesë e atij klubi “Star Wars: Episode VII – Force Awakens” i 2015-ës, “Avengers: Infinity War” nga 2018 dhe “Avengers: Endgame” një vit më vonë.
Cameron është i vetmi regjisor që tre nga filmat e tij janë ndër gjashtë filmat që kanë bërë mbi 2 miliardë dollarë, si dhe në 6 filmat më të shitur të të gjitha kohërave. Regjisori po planifikon të nxjerrë të paktën tre vazhdime të tjera të “Avatar”.