Avionë të NATO-s fluturuan mbi qiellin e Tiranës në një shfaqjeje demonstrative mbështetjeje për Shqipërinë, në kuadër të instalimit të 50 prej tyre në bazën ushtarake të Kuçovës, e trashëguar që nga koha e komunizmit.
Siç është vendosur muaj më parë, kjo bazë do vihet në dispozicion të Aleancës Atlantike, në të cilën vendi ynë është anëtarësuar në vitin 2010.
Në fluturimin demonstrativ u përfshinë 5 avionë të NATO-s: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A.
Fluturimet u realizuan pas përfundimit të pritjes me truprojë nderi të gjeneral Wolters.