Një avion i vogël, tip Piper, ka bërë ulje të detyruar në zonën e Vermoshit, në Malësinë e Madhe.
Sipas A2 CNN, avioni ka pësuar defekt gjatë fluturimit dhe është ulur në një zonë në rreth 1100 metra mbi nivelin e detit.
Dyshohet se brenda në avion kanë qenë dy persona, piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë braktisur mjetin pasi kanë arritur të ulen.