Një avion pasagjerësh ka rrëshqitur jashtë pistës së Aeroportit Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” në Stamboll, duke u ndarë në dy pjesë.
Autoritetet turke kanë raportuar se mes 177 personave në bord, nuk ka asnjë viktimë, ndërsa raportohet për 21 të plagosur.
Sipas mediave vendase shkak për këtë aksident të frikshëm është bërë moti i keq dhe lagështira në pistë, por dyshohet se ka qenë edhe pakujdesi e pilotit pasi thuhet ka bërë një ulje të shpejtë.
Për fat të mirë, një pjesë e udhëtarëve kanë mundur të dalin vetë nga çarja që i është bërë avionit, ndërsa emergjenca që ka mbërritur menjëherë në vend ka evakuuar pjesën tjetër.
Aeroporti “Sabiha Gökçen” pas këtij aksidenti është mbyllur përkohësisht.
Pegasus uçağındaki yolcuların tahliyesi devam ediyor. pic.twitter.com/LiulcuIXLJ
— Cevher 🇹🇷 (@Cevher0006) February 5, 2020
İlk gelen bilgilere göre Pegasus uçağında herhangi bir can kaybı olmadığı bildiriliyor. pic.twitter.com/nqWeir24Kf
— Cevher 🇹🇷 (@Cevher0006) February 5, 2020