Avokati i Safet Gjicit, Përparim Kulluri ka thënë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut se nuk do e pranojnë akuzën “korrupsion pasiv”. Sipas tij, vepra penale nuk është konsumuar.
Ai ka thënë se veprimet e ish-kryebashkiakut janë shumë të dënueshme moralisht, por në to nuk ka asnjë vepër penale, pasi asnjë tender nuk është shpallur, nga i cili të ketë përfituar vajza e shfaqur në video me të.
“Ne nuk e pranojmë akuzën pasi çdo veprim i tij është shumë i dënueshme moralisht. Nuk ka asnjë vepër penale. Vepra penale nuk është kryer nuk është shpallur asnjë tender.
“Pra vepra penale nuk është konsumuar. Ajo ka qenë një bisedë pas aktit ku vajza thotë që ka një projekt dhe konsumon një bisedë me Gjicin, por nuk ka asnjë vendim në lidhje me këtë projekt që të jetë marrë nga bashkia. Sot i është komunikuar akuza pas tre ditësh do të merret vendimi se si do vijojë procedura për Gjicin gjatë kësaj kohe do të qëndrojë në paraburgim.
Kërkesa jonë është që të ndiqet në gjendje të lirë sepse nuk ka vepër penale në fakt as nuk duhet të ndiqet fare penalisht. Është një vepër morale për të cilën ka dhënë dorëheqjen”, tha avokati Kulluri.