Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua barbarsisht 29 majin e këtij viti në Tiranë, ka normalizuar marrëdhëniet me Dritan Nano, të dyshuarin si porositësin e dhunës.
Fakti është mësuar në seancën e sotme gjyqësore, ku Nano kërkonte lehtësim të masës “arrest në burg”.
Para gjykatës është paraqitur një deklaratë noteriale e avokatit Mëngjesi, i cili ka pohuar se ka normalizuar marrëdhëniet me Dritan Nanon.
Deklarata e paraqitur si provë nga mbrojtësit e Nanos nuk u bë shkak për ndryshim të masës nga gjykata, e cila refuzoi kërkesën për liri të tij.