Politika Avokati zbulon vendndodhjen e ish-zv/kryeministrit: Arben Ahmetaj është në Angli

Avokati zbulon vendndodhjen e ish-zv/kryeministrit: Arben Ahmetaj është në Angli

Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori, ka deklaruar se ish-zv/kryeministri ndodhet në Angli pranë familjes së tij.

“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë kur të ketë liri”, tha avokati Ligori.

Ligori ishte i pranishëm këtë të premte në dyert e Gjykatës së Posaçme për një tjetër çështje. Pas daljes nga ambientet e gjykatës, ai është pyetur nga gazetarët për ish-zv/kryeministrin.

Ditën e sotme, Kuvendi i hoqi imunitetin Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugën SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së tij.