Komiteti hetues i Rusisë ka hapur një çështje penale kundër një burri, që braktisi fëmijët e tij në një nga aeroportet më të ngarkuara të vendit. Sipas autoriteteve, 41-vjeçari Viktor Gavrilov nga qyteti i Lindjes së Largët mbërriti nga Khabarovsk për në Sheremetyevo të Moskës.
Më pas, burri hipi në një aeroplan tjetër për në Rostov, afër Detit të Zi, por i vetëm pa fëmijët e tij. Ai i braktisi ata me dokumentet e tij identifikuese, së bashku me një shënim.
“Ju lutemi ndihmoni fëmijët e mi. Ju lutem dërgojini ata në një strehë të përkohshme sepse në këtë moment jam në një situatë të vështirë financiare. Unë do t’i marr ata më vonë. Kërkoj që fëmijët e mi të mos ndahen. Dokumentet e fëmijëve janë në çantën e shpinës. Më vjen keq, por për momentin nuk kam zgjidhje tjetër”.
Komisioneri për të Drejtat e Fëmijëve tha për shtypin se ata kishin gjetur nënën e fëmijëve dhe se ajo nuk dinte asgjë rreth situatës.. Dy prindërit nuk kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin prej disa kohësh.
Fëmijët mund të kthehen tek nëna e tyre, ose të caktohen në një jetimore. Ndërsa babai i tyre po hetohet sipas nenit 125 të Kodit Penal, “Braktisja”, i cili parashikon një dënim deri në një vit burg.
Ndërkohë, Guvernatori i Oblastit të Moskës, Andrei Vorobyov njoftoi në mediat sociale se ai kishte vizituar fëmijët. Vorobyov publikoi gjithashtu edhe një fotografi së bashku me dy fëmijët, të cilët tregonin se e donin shumë babanë e tyre. Ai ju premtoi se do ti gjente Gavrilov një punë dhe ka mundësuar që djemtë të shkojnë në udhëtim në një akuarium.