Rubrika: Fjalimet që ndryshuan botën
George Washington cilësohet si babai i Amerikës, jo vetëm se është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, por edhe arkitekti i shtetit amerikan. Por George Washington ishte edhe kryekomandanti i ushtrisë amerikane në luftë kundër Britanisë, luftë nga e cila lindi pavarësia e SHBA-ve.
Ai vuri edhe precedentin e pa shkruar që u ndoq nga të gjithë presidentët më pas.
Ai nuk pranoi të qëndronte më shumë se dy mandate si President, edhe pse ai ishte aq popullor sa mund të merrte një mandat të tretë. Për shkak të situatës vetëm Franklin Roosevelt e theu këtë precedent. Pas vdekjes së Franklin Roosevelt, në Kushtetutë u shtua neni që një President mund të zgjidhet deri në dy mandate, jo më shumë.
Në fjalën e tij të “Lamtumirës” që ishte në fakt testamenti i tij politik, babai i vendit, la këshilla të vlefshme për qeverinë, për rolin e saj për drejtimin e shtetit në të ardhmen. Uniteti i vendit ishte tema kryesore. Ai paralajmëronte amerikanët kundër rivalitetit të partive politike duke thënë se rritja jashtë kontrollit e konflikteve të forta midis partive politike mund të krijonte probleme që mund të çonin në prishjen e unitetit të vendit dhe “Uniteti i vendit është i pazëvendësueshëm, thoshte ai.”
***
Një lidhje e zjarrtë me një komb apo një tjetër krijon të liga
George Washington
Lamtumira, 17 shtator, 1796
Miq dhe qytetarë: periudha për një zgjedhje të re qytetare, për të administruar qeverinë ekzekutive të Shteteve të Bashkuara, nuk është shumë e largët, dhe koha ka mbërritur kur mendimet tuaja duhet të vihen në shërbim të veshjes së personit me atë besim të rëndësishëm, më duket e përshtatshme, veçanërisht se mund të çoj në një shprehje më të dallueshme të zërit publik, se tani duhet t’ju informoj për rezolutën që kam formuar …
… Kam ngushëllimin të besoj se, ndërsa zgjedhja dhe maturia më ftojnë të heq dorë nga skena politike, patriotizmi nuk ma ndalon këtë.
… Një përkujdesje ndaj mirëqenies suaj, e cila nuk mund të përfundojë veç me vdekjen time, dhe të kuptuarit e rrezikut, e natyrshme për atë shqetësim, më urdhërojnë, si në rastin e tanishëm, t’ju ofrojë parashikimit tuaj, dhe t’jua rekomandoj këqyrjes suaj të vazhdueshme, disa ndjenja të cilat janë rezultat i një reflektimi të tepërt, të një vëzhgimi të konsiderueshëm, dhe të cilat më duken të gjitha të rëndësishme për vazhdimësinë e lumturisë suaj. Këto do t’ju ofrohen me më shumë liri, ashtu siç mund të shihni në to paralajmërimet e disinteresuara të një miku që po largohet, të cilët nuk kanë asnjë motiv personal për të paragjykuar këshillën e tij. As nuk mund të harroj, si inkurajim, pranimin tuaj të butë të ndjenjave të mia në një rast të mëparshëm dhe jo të ndryshëm nga ky.
Të ndërthurura si në dashurinë e pavarësisë me çdo ligament të zemrave tuaja, asnjë rekomandim imi nuk është i nevojshëm për të fortifikuar apo konfirmuar këtë lidhje.
Uniteti i qeverisë, e cila ju formon si një popull, është gjithashtu tani edhe në zemrën tuaj. Është kështu me të drejtë; pasi është një shtyllë kryesore në ndërtesën e pavarësisë suaj të vërtetë, mbështetja e qetësisë në shtëpi, paqja jashtë vendit; siguria juaj; prosperiteti juaj; e asaj Lirie të vërtetë, të cilit ju i keni vënë një çmim të lartë … Qytetarë, nga lindja apo zgjedhja, të një shteti të përbashkët, që ka të drejtë të përqendrohet tek dashuria juaj. Emri i amerikanëve, i cili ju përket ju, dhe nxënësisë suaj kombëtare, gjithmonë duhet t’ju ngjallë krenarinë e drejtë të patriotizmit, më shumë se çdo titull tjetër. Me ndryshime të vogla, ju keni të njëjtën fe, mënyra, zakone dhe parime politike. Keni një shkak të përbashkët për të cilën të luftoni dhe të triumfoni së bashku; Pavarësia dhe Liria që posedoni janë puna e konsultave të përbashkëta, dhe përpjekjeve të përbashkëta, të rreziqeve të përbashkët, vuajtjeve dhe sukseseve.
Por këtyre konsideratave, sado fuqishëm të vijnë për ju, i shtohet një peshë edhe më e madhe nga ato që janë më afër interesit tuaj. Çdo pjesë e vendit tonë gjen motivet urdhëruese për të mbrojtur dhe për të ruajtur Bashkimin në tërësi … Bashkimi ynë/juaji duhet të konsiderohet si një mbështetëse kryesore e lirisë suaj, dhe se dashuria e njërës duhet t’ju shtojë dashurinë për tjetrën.
… Vëzhgoni besimin e mirë dhe drejtësinë kundrejt gjithë kombeve; kultivoni paqen dhe harmoninë me të gjithë. Besimi dhe virtyti urdhëron këtë sjellje; po kështu edhe politika e mirë. Do t’ia vlejë për një komb të lirë, të ndriçuar dhe brenda një periudhe të shkurtër, një komb të madh, për t’i dhënë njerëzimit zemërgjerësinë dhe një shembull të ri të njerëzve të udhëhequr nga drejtësia madhështore dhe bamirësia. Kush mund ta vë në dyshim se gjatë kohërave frytet e një plani të tillë do t’i shpërblejnë mjaft avantazhet e tanishme, të cilat mund të humbasin nëse i përkrahim shumë? A mos ndoshta, largpamësia nuk e ka lidhur lumturinë e tanishme të një kombi me virtytin e tij? eksperimenti, të paktën, rekomandohet nga çdo ndjenjë që fisnikëron natyrën njerëzore. Ububu! Kjo bëhet e pamundur nga veset!
… Një lidhje e zjarrtë e një kombi me një tjetër prodhon shumë të liga. Simpati për kombin e preferuar, ndihmon në krijimin e iluzionit për një interes të përbashkët, në rastet ku asnjë interes i përbashkët ekziston, dhe injektimi i armiqësive të ndryshme, tradhtitë ndaj të parit dhe pjesëmarrje në zënkat dhe luftërat e të fundit, pa shtytje apo justifikim të mjaftueshëm. Kjo gjithashtu çon në koncesione ndaj kombit të preferuar apo mohim të privilegjeve ndaj një tjetri, të cilat lëndojnë Kombin që bën koncesionet; duke u ndarë pa qenë nevoja me atë që duhet të mbetet; dhe duke ngjallur xhelozi, mosdashje dhe një prirje për t’u hakmarrë, nga partitë që do t’u refuzohen privilegjet. Dhe jepuani qytetarëve ambiciozë, të korruptuar apo të zhgënjyer (të cilët ia përkushtojnë veten kombit të preferuar), lehtësi për të tradhtuar apo sakrifikuar interesin e vendit të tyre, pa neveri, ndonjëherë madje me popullaritet; shkëlqim, me paraqitjen e një ndjenje të moralshme detyrimi, një respekt të lavdërueshëm për opinionin publik, apo një zell të lavdërueshëm për të mirën publike, baza e pëlqimeve të kota për ambicie, ose magjepsje …
… Kundër dinakërive të brendshme të influencës së huaj (unë ju thërres të besoni tek unë, qytetarë të dashur), xhelozia e një kombi të lirë duhet të jetë vazhdimisht vigjilente; me që historia dhe eksperienca e tregojnë, se influenca e huaj është një nga armiqtë më të dëmshëm të qeverisë republikane. Por ajo xhelozi, që të jetë e vlefshme, duhet të jetë e paanshme; përndryshe do të bëhet instrument i influencës që duhet të shmanget, në vend që të bëhet mbrojtje kundër saj. Anësia e tepruar për një komb të huaj, dhe mospëlqimi i tepruar i tjetrit, do të bëjnë ata që i nxisin, ta shohin rrezikun vetëm nga njëra anë, dhe do të shërbejnë për të mbuluar dhe madje për të mbështetur artin e influencës tek tjetri. Patriotët e vërtetë, të cilët do t’i rezistojnë intrigave të të preferuarit, do të bëhen të urryeshëm; ndërsa mjetet dhe viktimat e saj do të pushtojnë duartrokitjet dhe besimin e njerëzve …
Rregulli i sjelljes për ne, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjen tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur. Deri tani ne kemi krijuar fejesa, lërini të plotësohen me besim të mirë. Të ndalim këtu.
Evropa ka disa interesa primare, të cilat nuk kanë ose mund të kenë një lidhje të largët. Për këtë ne duhet të diskutojmë vazhdimisht, shkaku i së cilës është i huaj për interesat tona. Kështu që, nuk do të ishte e urtë ta ndërlikonim veten me lidhje artificiale, me peripecitë e zakonshme të politikës së saj, apo kombinimeve të zakonshme dhe shembjeve të miqësive apo armiqësive.
Situata jonë e shkëputur dhe e largët nga fton dhe na jep mundësi të marrim një tjetër rrugë. Nëse qëndrojmë një popull, nën një qeveri efikase, nuk do të jetë e largët koha, kur të kundërshtojmë hapur lëndimet materiale nga shqetësimet e jashtme; kur të mbajmë një qëndrim të tillë neutral, do të kërkojmë respekt; kur kombet trime ta shohin se nuk mund të na bëjnë asnjë kërkesë, nuk do të guxojnë të na provokojnë; kur të zgjedhim me drejtësi luftë apo paqe, ashtu siç është në interesin tonë, do të këshillohen.
Pse të heqim dorë nga avantazhet e një situate kaq të veçantë? Pse të heqim dorë nga qëndrimi ynë? Pse, duke ndërthurur fatin tonë me atë të çdo pjese tjetër të Evropës, të ngatërrojmë fatin dhe prosperitetin tonë me ambicien e rëndë evropiane, rivalitetin, interesin, humorin apo tekat?
Është politika jonë e vërtetë të qëndrojmë larg aleancave të përhershme me çdo pjesë të botës së huaj; deri tani kemi lirinë ta bëjmë këtë; mos më keqkuptoni sikur dua të them se po dyshoj tek marrëdhëniet e tanishme. Unë, si për çështjet publike si për ato private, them se ndershmëria është politika më e mirë. Këtë po e përsëris, marrëdhëniet vëzhgojini në kuptimin e pafajshëm. Por, për mendimin tim, është e panevojshme dhe nuk do të ishte e urtë t’i zgjeronim.
Duhet të tregojmë kujdes që gjithmonë të mbajmë një qëndrim të respektueshëm mbrojtës, t’i besojmë aleancave të përkohshme për situata të jashtëzakonshme urgjente.
… Kur rishqyrtoj incidentet e administratës sime, jam i pavetëdijshëm për ndonjë gabim të qëllimshëm, megjithatë, jam i vetëdijshëm për defektet e mia, mos të them se mendoj se kam bërë shumë gabime. Cilatdo qofshin ato, unë kërkoj seriozisht nga i Plotfuqishmi t’i shmang apo t’i lehtësoj të ligat të mund të sjellin. Unë do të vazhdoj të mbaj me vete shpresën, se vendi im kurrë nuk do të ndali së pari ato me kënaqje, dhe se pas dyzet e pesë viteve të jetës sime plot përkushtim dhe zell, të metat do të mbeten në harresë, ashtu siç unë shumë shpjet do të shkoj në shtëpinë e pushimit.