Në një intervistë për Top Channel babai i Kiarës reagoi dje mbi gjithë gjuhën e urrejtjen në mediat sociale rreth të bijës.
Ai u shpreh se Kiara ka qarë tre ditë rresht pas daljes nga shtëpia vetëm prej komenteve negative, ndërsa nuk la pa përmendur edhe dy opinionistët. Ai ka kundërshtuar qëndrimet e tyre duke thënë se ata zgërdhihen(qeshin) dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën në spektakle të ndryshme. Madje, tha se gjyshja e Kiarës ka përfunduar në spital.
Një reagim jo i drejtpërdrejtë ka ardhur nga ana e Zhaklin Lekatarit. Një prej ndjekësve i ka dërguar videon e të atit në mesazh, ndërsa opinionistja habiti jo pak me përgjigjen e saj.
Ajo dërgoi linkun e shërbimit të psikiatrisë, duke ironizuar kështu komentet e babait të Kiarës, një veprim që po kritikohet shumë në rrjet ditën e sotme.