Aktualitet Babai i Liridonës dyshon se Naim Murseli organizoi vrasjen për siguracionin 20...

Babai i Liridonës dyshon se Naim Murseli organizoi vrasjen për siguracionin 20 milionë eurosh

Hajdar Ademaj, babai i Liridona Ademaj, e cila u vra të mërkurën dhe që dyshohet se vrasja u porosit nga burri i saj, Naim Muresli, ka thënë se dyshon se ngjarja mund të jetë bërë shkaku i përfitimit nga sigurimi jetësor që Liridona ka në Suedi.

Me zërin që i dridhej, ai tha se vajza e tij nuk i ishte ankuar kurrë për marrëdhënien që kishte me bashkëshortin. Ai tha se te e vetmja gjë që dyshojnë se Naimi mund të ketë porositur vrasjen e Liridonës mund të jetë sigurim jete, që e ndjera kishte paguar në Suedi.

Kompania që Liridona kishte siguruar jetën, mundësonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore të mbulonte shpenzime deri në 20 milionë eurove.

Babai i viktimës është shprehur se Naimi bënte një jetë luksoze dhe se kjo mund ta ketë çuar në planin për të vrarë gruan që të merrte milionat nga sigurimi i jetës.

“Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit.

Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti leje në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrinë fëmijët”, tha Hajdar Ademaj në një intervistë për “News24”.

Momenti kur babai dyshoi se dhëndri ia kishte vrarë vajzën

“Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte’. Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë”.

Zhvarrosja e Liridonës

Ndër të tjera babai i Liridonës është shprehur se trupi i vajzës së tij do zhvarroset nga Cërmanja e Gjakovës, fshatit ku banon familja e bashkëshortit të saj Naim Murselit. Ata janë shprehur se duan që trupi të varroset në vendin ku jeton familja e saj, dhe jo atje ku jeton vrasësi.