Extra Babai i Meghan Markle mbron Familjen Mbretërore: Nuk besoj se ka racizëm

Babai i Meghan Markle mbron Familjen Mbretërore: Nuk besoj se ka racizëm

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, ka deklaruar se nuk beson që të ketë racizëm në familjen mbretërore. Në një deklaratë ai shprehet se deklarata e cituar nga Meghan për një anëtarë të familjes mbretërore lidhur me ngjyrën e lëkurës së djalit të saj është një gabim.

“Unë kam shumë respekt për Familjen mbretërore dhe nuk mendoj se brenda saj ka racizëm. Unë nuk mendoj se britanikët janë racistë”, tha babai i Markle, raporton Reuters.

Po ashtu lidhur me deklaratat e vajzës së tij për ngjyrën e lëkurës së djalit të saj, ai thotë se nuk e beson të jetë e vërtetë, por ka kërkuar që këto deklarata të hetohen.

Nga ana tjetër ai ka rikujtuar dhe njëherë mosmarrëveshjet që ka pasur me të bijën dhe tha se ajo e kishte braktisur edhe pse ai është i sëmurë.

Ky reagim i Thomas Markle vjen pak ditë pas deklaratës së Meghan se në familjen mbretërore ka racizëm dhe kjo ishte një nga arsyet pse ajo u largua drejt SHBA.