Extra “Babai më braktisi 3 ditë në maternitet…!” Xhensila Pere rrëfen historinë e...

“Babai më braktisi 3 ditë në maternitet…!” Xhensila Pere rrëfen historinë e familjes së saj

Është një prej ish-banoreve të “Big Brother”-it më të përfolura për jetën e saj private.

Por Xhensila nuk kishte treguar asnjëherë më parë këtë histori, që ndodhi në familjen Pere me ardhjen e saj në jetë.

Xhensila tregon se babai e kishte lënë për tre ditë në maternitet me të ëmën, për shkak se dëshironte djalë dhe jo vajzë.

“Nëse nuk e dini, babi më ka lënë tre ditë në maternitet kur kam lindur, sepse donte djalë. Pastaj për të shlyer gabimin, në një qytet të vogël si Pogradeci, mori taksi që të vinte të merrte mamin”, tregoi Xhensila duke qeshur në emisionin “NRG Radio”.

Theksojmë se bëhet fjalë për vitin 1990 dhe të gjithë e dinë sa e rëndësishme ishte lindja e një djali në atë kohë.