Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të Maliqit ku një burrë ka plagosur me thikë djalin e tij të mitur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, ku shtetasi Sh. C. pas një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë djalin 15 vjeç.
I mituri po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.