Extra Babai që shpenzoi 30 vite nga jeta për ta shndërruar kopshtin e...

Babai që shpenzoi 30 vite nga jeta për ta shndërruar kopshtin e tij në një “xhungël”

Një burrë në Britaninë e Madhe shpenzoi 30 vjet nga jeta e tij për ta shndërruar kopshtin pas shtëpisë së tij prej 800 metrash katrorë në një “xhungël” të vërtetë, plot me pemë ekzotike.

69-vjeçari Simon Olpin ishte i apasionuar për natyrën që fëmijë, por frika nga fluturimet e kishte penguar të udhëtonte për të parë nga afër xhunglën.

Për këtë arsye, doktori biokimist u angazhua prej vitit 1987 për të sjellë “xhunglën” në kopshtin e tij urban në Sheffield.

Tashmë, në këtë hapësirë të gjelbër, rriten më shumë se 100 lloje të ndryshme bimësh mes të cilave dhe palma gjigante që krijojnë një hije të madhe mbi banesën e tij.