Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar të martën dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për propozimin e Bahri Shaqirit për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Të gjitha eksperiencat e mëparshme të zotit Shaqiri janë larg eksperiencës së çështjeve financiare në përgjithësi dhe auditivit në veçanti, si veprimtaritë më të rëndësishme të KLSH”, tha Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
“Duke iu referuar të gjithë tagrit Kushtetues, ky komision i dërgon seancës vendimin e tij për mosmiratimin e kandidaturës së zotit Bahri Shaqiri për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, propozuar nga Presidenti i Republikës”, tha Ahmetaj.