Të shtunën, pesë persona kanë humbur jetën në Zelandën e Re, pasi një anije u përmbys. Shkaku i mundshëm i aksidentit besohet të jetë një përplasje me një balenë, thanë autoritetet.
Policia tha se anija 8.5 metra u përmbys pranë qytetit të Kaikur të Ishullit Jugor dhe gjashtë persona të tjerë në bord u shpëtuan.
Kryetari i bashkisë së Kaikoura, Craig Meckle i tha AP se uji ishte i qetë në momentin e aksidentit dhe se balena besohet të ketë qenë poshtë varkës.
Kaikoura është një destinacion popullor për vëzhgimin e balenave dhe një numër kompanish ofrojnë udhëtime me varkë ose shëtitje me helikopter, në mënyrë që turistët të mund të shohin balenat, delfinët dhe kafshët e tjera detare nga afër.