Të gjithë kemi kujtime në dhomën tonë të gjumit, por shumë nga ato të fëmijërisë i kemi hedhur pas krahëve. Epo ky nuk është rasti i balerinës së njohur shqiptare, Isida Mollaymeri, e cila sa habiti, aq edhe bëri për të qeshur me deklaratën e saj.
E ftuar në emisionin “Zonë e lirë” mbrëmjen e së premtes, ajo u pyet nëse e kishte të mbushur dhomën me kujtime.
Dhe përgjigja e saj ishte: “Në fakt unë fle me tre arusha”.
Moderatori Arjan Çani vijoi të komentonte përgjigjen e saj duke thënë sesa e rrallë ishte ky veprim.
Ndoshta është më mirë të kesh një arush, sesa të flesh vetëm!