Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e Elbasanit deklaroi se zgjedhjet dhe vota janë ushtrim i autoritetit të sovranit.
Balla thekson se gjatë këtij mandati të Kuvendit, 23 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI” tradhëtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike”.
“Këta soj politikanësh që tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota. Luli dhe Monika, Iliri dhe Saliu janë të gatshëm t’ju tradhëtojnë përsëri”, tha Balla.
Sipas Ballës, demokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës
“Demokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës. Dhe mos harroni se Luli gënjeu kur u zotua se do ta çonte shpk-në e Ilir Metës për skrap. Është koha që ta çojmë realisht për skrap LSI-në dhe këta soj politikanësh”, tha Balla.