Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka nisur menjëherë punën pas marrjes së detyrës së re në kabinetin qeveritar.
Ministri Balla takimin e parë e ka zhvilluar me Presidentin e Republikës Bajram Begaj.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Balla deklaron se me presidentin Begaj gjatë takimit kanë diskutuar mbi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional.