Kryesore Balla i përgjigjet Gjonit: PS-ja s’ka dashuri me Bashën, e ftojmë në...

Balla i përgjigjet Gjonit: PS-ja s’ka dashuri me Bashën, e ftojmë në dialog për reformën zgjedhore

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla duke iu përgjigjur Ralf Gjonit dhe Myslim Murrizit u shpreh se shumica nuk ka dashuri për Lulzim Bashën, por respekt për dialogun, ku ftoi sërish opozitën jo parlamentare për të qenë pjesë e tryezës së reformës zgjedhore.

“Zoti Murrizi ua kemi thënë kemi pasur vetëm një çështje kusht për reformën zgjedhore, votën e shqiptarëve jashtë. Paraardhësit tuaj nuk e duan, shpresoj që ju të jeni dakord me këtë cështje. Përsa i përket rekomandimeve të OSBE-së për një vend si Shqipëria që vitin tjetër drejton ka presidencën janë detyrim. Padyshim historikisht teksa janë bërë reforma zgjedhore është punuar në mënyrë koherente me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare.

Në rezultatet e zgjedhjeve të fundit, PD-LSI rezultojnë parti parlamentare, harroje ti se paskam dashuri për Lulzim Bashën, por kam respekt për dialogun politik gjithëpërfshirës. Në komisionin e reformës i është lënë edhe një karrige bosh PD-së për të ushtruar të drejtën e saj për propozime. Nëse nuk duan, nuk do të thotë se reforma zgjedhore do të mbetet peng. Rudina Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme. Komisioni prej sot do të ketë edhe dy anëtar të tjerë, grupi i partive të djathta, zoti Alimadhi është propozuar nga grupi dhe zoti Shameti, një jurist i shquar, një vlerë për komisionin. Do të kemi një kod të ri zgjedhor pas këtij procesi“, tha Balla.