Replika mes kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe deputetit të ri të opozitës, Ralf Gjoni.
Balla i tha Gjonit se kushti i vetëm i PS-së për Reformën Zgjedhore është vota e emigrantëve por ndërkohë deputeti i ri, propozoi që për këtë të diskutohej, deri në mesnatë nëse do jetë nevoja.
Replikat:
Taulant Balla: Merreni me qetësi dhe dashuri përpjekjen time për të futur në rregulloren e kuvendit propozimin tuaj. Shprehim angazhimin tonë për të bashkëpunuar me ju për reformën zgjedhore.
Për PS ka vetëm një kusht për reformën zgjedhore, votën e shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilëve u mohohet vota.
Për ne ky është kushti i vetëm, për të tjerat punë të mbarë së bashku!
Ralf Gjoni: Zoti Balla, atë qetësinë dhe dashurinë e paske mbajt mend, të paska ngel në mendje. Kërkesat tona burojnë nga kërkesat e popullit shqiptar, nuk kemi axhenda të fshehta.
Po mos iu trajtonim me dashuri do e shikonit ju si do ju trajtonim. Hajdeni ulemi të gjithë këtu, mbyllim kamerat, mbyllim dyert, e votojmë draftin, rrimë këtu deri në 12 të natës pa asnjë problem.
Ku ka deputet sot që është kundër ushtrimit të së drejtës për votën e emigrantëve? Po si do e bëjmë?
Ju sa vjet keni në krevat me PD-në kur ishit në pushtet?
Hajde bashkëpunojmë, ta bëjmë sot vendimin, jo fshehurazi por në mënyrë transparente për të gjithë qytetarët.